Jeta Osh Qef
Home

Familjarët e Anxhelës: Iku në Itali me një djalë shqiptar, e pamë për herë të fundit…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/06/2018 11:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familjarët e Anxhela Meçanit, 20-vjeçares shqiptare që u rrah barbarisht të shtunën në Torino, Itali e morën vesh nga media lajmin e hidhur për vdekjen e vajzës së tyre.

E reja u mor në makinë nga një person i paidentifikuar pasi dyshohet se punonte prostitutë dhe më pas u hodh në rrugë ndërsa makina ishte ende në lëvizje.

Ditën e sotme kanë folur familjarët e saj dhe kanë thënë se pak muaj më parë Anxhela kishte humbur edhe njërin nga prindërit.

Gjyshi i vajzës tha:

Vajza ka ikur në Itali me një djalë shqiptar, atje ka lidhur martesë me një shtetas italian. Vajzën e kam parë për herë të fundit para shumë kohësh. Kërkojmë të vendoset drejtësi. Duam ndihmën e shtetit shqiptar, nuk kemi mundësi të sjellim trupin e saj në Shqipëri.”.