Jeta Osh Qef
Home

Rrëmbyen 46-vjeçarin se u kishte borxh ish-gruaja, kapen dy vëllezërit sarandiotë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/06/2018 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy vëllezër nga Saranda kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin marrë me forcë një 46-vjeçar nga Fieri.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në korrik të vitit 2017 dhe që atëherë dy vëllezërit Lani Boraj dhe Olen Boraj ishin shpallur në kërkim.

Por ata janë kapur vetëm ditën e djeshme duke u akuzuar për heqje të paligjshme të lirisë dhe armëmbajtje pa leje.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, një vit më parë në fshatin Hekal të Mallakastrës rrëmbyen për disa orë një burrë nga Fieri me incialet S.B.

Ata kishin një konflikt me 46-vjeçarin dhe donin të bënin vetëgjyqësi.

Kjo pasi ish gruaja e S.Braçe u kishte marrë borxh 1600 euro dy vëllezërve, por nuk ua ka kthyer.

Në korrik të vitit të kaluar dy vëllezërit kanë marrë peng dhe kanë dhunuar 46-vjeçarin, ndërkohë që ai u kishte thënë se nuk kishte dijeni pasi ishte divorcuar nga e shoqja. Kjo e fundit që nga marrja e borxhit në shkurt të 2017 ishte larguar jashtë shtetit.

Foto ilustruese