Jeta Osh Qef
Home

Spanja në kaos, shkarkohet trajneri i kombëtares një ditë para Kampionatit Botëror
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zyrtarisht skuadra kombëtare e Spanjës ka ngelur pa trajner. Julen Lopetegui nuk është më trajner i Spanjës.

Lajmi i shkarkimit të teknikut iberik është dhënë nga Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales.

Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë shkarkim, teksa vetëm një ditë na ndan nga nisja e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet në Rusi.

Presidenti Luis Rubiales ka thënë:

Kemi vendosur të shkarkojmë trajnerin kombëtar. Fakti që arritëm deri këtu është edhe meritë e tij dhe për këtë duhet ta falenderojmë dhe t’i urojmë fat. Skuadra kombëtare e Spanjës është ekip i të gjithë spanjollëve. Vetëm 5 minuta më parë zbuluam se ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Julen ka punuar në mënyrën më të mirë me skuadrën, por nuk mund ta pranojmë veprimin e tij në këtë rast.”