Jeta Osh Qef
Home

Ish-mafiozi nga Gjirokastra: Po ta dija se shqiptarët janë kaq trima do bëja ushtrinë time
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/06/2018 13:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-mafiozi John Alite, i dënuar në Amerikë trafikim ka vizituar së fundmi Kosovën.

Biri i një emigranti shqiptar, tashmë i penduar është pritur në Prishtinë me duartrokitje, ndërsa ka ardhur sipas tij për të parë jetën që bëjnë shqiptarët në këtë vend.

Alite u lirua nga burgu për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë duke dëshmuar kundër familjes mafioze Gambino, të fundit e Cosa Nostra-s.

Alite së bashku me dy djemtë mbanin tatuazhet me shqiponjën dhe Skënderbeun.

Ai e ripërsëriti dhjetëra herë se është krenar që është shqiptar dhe që po shkel në tokën shqiptare.

Ish-mafiozi shqiptar deklaroi:

Sikur të shihja që shqiptarët janë kaq trima, nuk do të isha kyçur në mafien italiane, do e bëja ushtrinë time. Kam qenë pjesë e mafies italiane, e cila është shumë e famshme në Amerikë. Në vitet ’80 ishte familja më e famshme mafioze dhe me më së shumti para, unë kam punuar atë kohë pranë tyre për shumë vite. Që nga vitit 2017 jam i lirë, kam botuar edhe një libër, që censurohet. Ajo që na karakterizon neve shqiptarëve gjithkund dhe në gjithçka, është se ne mbijetojmë. Në botën e krimit është edhe me problem kjo, por unë ia kam dalë. Jo të gjitha kombet e kanë këtë aftësi dhe ne e kemi, ndaj duhet ta çojmë para. Zemra, kuraja dhe dëshira për të respektuar jetën, nëse i kalon gjithë këto teste tregon kush je. Unë ia kam dal, kjo është traditë shqiptare."

John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksisti, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë, thotë se do të fillojë një biznes në Kosovë.