Jeta Osh Qef
Home

Jetoni në shtëpi me qira? Kjo është arsyeja pse shumë shpejt do të paguani më shumë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë, apartamentet apo çdo lloj ambienti të tyre për t’i dhënë me qira, tashmë duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara prej tyre.

Njoftimi është bërë Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve sipas të cilës “përfituesi i të ardhurave (pronari i shtëpisë dhe apartamentit) është i detyruar që të paguajë tatim në burim në masën 15% të të ardhurave.”

Pavarësisht se deklarimet bëhen vullnetarisht, pronarët duhet të regjistrohen dhe të paguajnë tatimin jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, duke qenë se kërkesa për qira është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit dhe popullsia e Tiranës, e cila shtohet me rreth 20 mijë banorë të rinj vit, tatimi i ambienteve të lëshuara me qira mund të përkthehet në rritje të çmimit të qirasë.

Në zonat e preferuara qiratë variojnë nga 300 deri në 500 mijë lekë të vjetra, por nga ana tjetër rroga minimale vijon të jetë 220 mijë lekë të vjetra, gjë e cila thelluar ngërçin dhe e bën të pamundur rritjen e fuqisë blerëse të apartamenteve.

Edhe pse shumë shpejt mund të kemi rritje të çmimit të qirasë, kushtet e tyre zakonisht janë mjerisht skandaloze dhe shpesh të pabanueshme.

Foto ilusturese