Jeta Osh Qef
Home

“Rrëmujë” në Maqedoni/Kryeministri i ndryshon emrin shtetit, Presidenti s’pranon
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 13:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse Maqedonia mori dritën jeshile për zgjidhjen e çështjes së emrit me Athinën zyrtare, “konflikti” është thelluar në Shkup.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pritej të bisedonte me presidentin Gjorge Ivanov rreth marrëveshjes së arritur me kryeministrin grek Alexis Cipras, por ky i fundit  ka refuzuar.

Zaev ka shkuar në Presidencë dhe ka dorëzuar marrëveshjen, por presidenti Ivanov braktisi takimin duke mos e lejuar kryeministrin të diskutojë.

Megjithatë Ivanov do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të flasë rreth marrëveshjes së emrit të ri “Maqedonia e Veriut”.

Ivanov e ka refuzuar kategorikisht ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Nga ana tjetër qeveria i bën thirrje të gjitha forcave politike të bashkohen për interesat kombëtare të vendit, integrimin në NATO dhe BE.