Jeta Osh Qef
Home

8 burra u hedhin drogë në alkool dhe përdhunojnë 13-vjeçaret
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

8 burra të moshës nga 36 deri në 48 vjeç janë dënuar me 90 vite burg në total, nën akuzat për abuzim seksual me disa adoleshente.

Ata u miqësuan me disa vajza të vogla, më e madhja prej të cilave ishte 13 vjeç dhe i detyruan të pinin drogë dhe alkool. Gjithçka ka ndodhur në Oxford, ku pasi përfituan nga gjendja e tyre e dehur, vajzat u përdhunuan.

Një gjykatës i ka quajtur burrat “grabitqarë dhe cinik” për shkak se abuzuan seksualisht me adoleshentet e pambrojtura.

Prokurori i çështjes i cilësoi veprimet të neveritshme, duke shtuar se asnjë nga autorët nuk kanë pranuar fajin, madje nuk kanë shprehur as keqardhje.