Jeta Osh Qef
Home

E mitura nga Berati tregon si e përdhunoi burri i hallës: Më lidhi, më kafshonte kur më zhveshi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në datën 8 Maj 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e abuzimit seksual të një miture nga ana e burrit të hallës, Rezmi Turhani. Por edhe pse historia e fortë u provua me zë e me figurë, abuzuesi arriti të dalë pa u lagur nga drejtësia. Policia dhe Prokuroria e Beratit nuk regjistruan procedim penal për Rezmi Turhanin, duke dalë në kundërshtim me ligjet dhe Kodin Penal.

Vajza tregon:

Afër autostradës ku kalojnë shumë makina, u fut në një rrugicë me çakull ky dhe fiku makinën. Erdhi mbrapa ku isha ulur unë dhe filloi po më zhvishte, më kafshonte. Më lidhi duart dhe më zhveshi. Unë qaja dhe bërtisja. Ai doli nga burgu dhe më përndjek akoma".

Një ditë pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani bëri kallëzim për një letër kërcënuese që i kishin vendosur në makinë, ku thuhej se nëse nuk do të paguante 20 mijë Euro, do ta varrosnin.

Çështja e tij u regjistrua pranë Prokurorisë Berat, duke u përdorur në këtë mënyrë dy standarde nga institucionet ligjzbatuese.