Jeta Osh Qef
Home

Dikur një inxhinier i suksesshëm e sot punon si eskortë, 48-vjeçari merr 1200 paund për 1 natë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/06/2018 15:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dikur ai ishte një inxhinier i suksesshëm programesh dhe arrinte të fitonte dhe punonte mjaft me profesionin e tij.

Por një ditë Seani Love shkoi në një seminar që fliste për seksin dhe ajo që dëgjoi aty i ndryshoi jetën totalisht.

Që pas atij momenti 48-vjeçari vendosi të ndryshojë profesion, duke u bërë nga inxhinier programesh në një shoqërues femrash (ose eskortë).

Seani është në fakt i martuar por gruaja e tij tregon se profesioni aktual i bashkëshortit të saj nuk e bezidis aspak, madje përkundrazi ajo është e kënaqur që edhe burri i saj është i lumtur me këtë profesion.

Seani ka shkuar me plot 1000 femra të ndryshme dhe tashmë ka arritur të rrisë standartin duke fituar shumë.

Ai ka treguar se fiton të paktën 1200 paund me çdo femër që shkon. Epo secili e zgjedh vetë jetën që do!