Jeta Osh Qef
Home

Florian Binaj lë “Top Channel”, humoristi çudit me “destinacionin”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/06/2018 19:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Florian Binaj a.k.a “polici” është një ndër humoristët më të dashur për shqiptarët, i cili ka arritur të tërheqë gjithnjë vëmendje me personazhet e tij.

Këtë verë humoristi do i dedikohet diçkaje krejt tjetër dhe larg “Top Channel”.

Duke qenë se ditën e nesërme nis maratona e Kampionatit të Futbollit, burime për “Blitz” kanë zbuluar se Florianin do ta shohim në ekranin e TVSH-së.

Ai do të moderojë emisionin e mbrëmjes që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili.

Po ashtu është bërë e ditur që Floriani nuk e ka braktisur përgjithnjë TCH, por vetëm për një periudhë të caktuar kohore, duke qenë se do i dedikohet emisionit sportiv.