Jeta Osh Qef
Home

Iu ul në prehër, zbulohet reperi i pasur shqiptar që bëri për vete Armelën
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/06/2018 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak ditësh ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother, Armela Hyseni postoi një foto e ulur në prehrin e një mashkulli, të cilit nuk ja zbuloi fytyrën.

Edhe pse fotoja u fshi brenda pak orësh, ajo është ruajtur nga një faqe që demaskon personazhe të famshëm.

Deri këtu e pamë, e morëm vesh dhe që foto u fshi, por djali të cilit Armela i hipën mbi prehër kush është?

Sipas portalit “Robiz.al” djali me të cilin duket se është në momente intime me Armelën është Escobars, 28-vjeçari shqiptar i cili jeton në Londër, por që së fundmi ndodhet në Tiranë për të promovuar projektet e tij të reja muzikore, pasi synon të prekë tregun ndërkombëtar.

Detajet që na çuan në këtë përfundim, janë varëset e shumta me diamante që shihen në foton e postuar nga Armela, të cilat i gjejmë lehtë edhe në fotot e Escobars, për të cilat ky i fundit në Top Shoë foli se ka shumë të tilla.

Gjithashtu, foto e postuar nga Armela ku shihet ulur në prehërin e mashkullit me varëse e diamantë dhe bluzë të bardhë, detajin e fundit e gjejmë edhe nga foto e postuar nga vetë Escobars, ngjyra, logo e bluzës dhe varëset me diamante të njëjta.

Armela u pa në shoqërinë e reperit që në ditët e para kur Escobars mbërriti në Tiranë.

Reperi Escobars njihet për jetën e luksit, të cilën nuk nguron ta publikoj shpesh herë në rrjetet sociale.