Jeta Osh Qef
Home

7 vite me ish-Miss Shqipërinë, këngëtari rrëfen historinë e dashurisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/06/2018 21:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Devis Xherahu është padyshim një ndër personazhet më popullorë shqiptarë dhe ka fituar zemrat e publikut falë sensit të humorit, por edhe pasionit për profesionin e tij.

Megjithatë shumë pak dinë se ai është prej kohësh në një lidhje me ish-Miss Shqipërinë, Ertemiona Mejdani.

Të ftuar në studion e “Rudina”, ata rrëfyen se janë bashkë prej 7 vitesh, por ende nuk janë të fejuar apo martuar.

Duke treguar historinë e dashurisë, këngëtari dhe Ertemiona treguan se janë njohur gjatë xhirimeve të një prej klipeve të Xherahut dhe se që atëherë nuk janë ndarë më kurrë.

Devisi rrëfeu se:

Ne jemi prej 7 vitesh bashkë. Ne jemi të dy korçarë dhe ka qenë Korça ajo që na ka njohur. Unë kam qenë në një koncert në Korçë dhe pas performancës, në momentin që do largohesha takoj një shok të përbashkët tonin që ishte në tavolinë me Ertemionën. Kisha në plan një këngë dhe i thashë Ertemionës: “Nuk po të flas si mis, por si korçare. Dua që ta përfaqësosh ti këtë klip. Mendoje dhe më kthe përgjigje pas një jave”. Në rregull më tha Ertemiona. Pas këtij klipi unë dola shumë i kënaqur dhe e ftova edhe në një klip tjetër dhe më pas jemi lidhur. Ertemiona më ka pëlqyer sepse është si libër i hapur, është njeri që t’i thotë gjërat në sy. Unë kujtoj udhëtiminin tonë të parë bashkë, kemi qenë në Kostur dhe kemi kaluar shumë mirë”.