Jeta Osh Qef
Home

Fillon numërimi mbrapsht, spektakli i futbollit nis sot në Rusi
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/06/2018 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot merr fund pritja katër vjeçare për të parë kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik për kombëtaret.

Kupa e Botës “Rusi 2018” çel sot siparin e saj në orën 17:00 me ndeshjen e vetme të kësaj dite Rusi-Arabi Saudite.

Por para fillimit të ndeshjes do keni mundësi të shikoni performancën live të Era Istrefit me Nicky Jam dhe Will Smith, teksa do këndojnë himin zyrtar të këtij Botërori “Live it Up”.

32 ekipe kombëtare për më shumë se 32 ditë do dhurojnë 64 sfida emocionuese, të cilat do zhvillohen në 12 stadiume dhe 11 qytete.

Ndeshja e sotme do luhet në stadiumin Luzhniki të Moskës dhe po ashtu ndeshja e fundit (finalja) do luhet po në këtë stadium, i cili ka një kapacitet prej 81 mijë tifozësh.

Një problem që parashikohet gjatë këtij Botërori është se në Shën Petersburg ditët e verës janë plot 18 orë të gjata dhe kjo mendohet se do shkaktojë shpërqendrim për lojtarët që do luajnë në këtë qytet.

Megjithatë, si çdo Kupë Bote edhe kjo që starton pas pak orësh do sjellë emocione dhe spektakël.