Jeta Osh Qef
Home

SHBA ndez alarmin: Ja çfarë iu pret nëse shkoni në Rusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/06/2018 9:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot starton zyrtarisht kampionati Botëror i futbollit "Rusi 2018". E gjithë vëmendja është spostuar në Rusi për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik të vitit.

Shumë tifozë dhe turistë kanë zbarkuar në destinacion për të ndjekur nga afër emocionet e Botërorit.

Ndërkaq, zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara i kanë paralajmëruar tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë.

Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike. Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha William Evanina.