Jeta Osh Qef
Home

Kush është djali i politikanes shqiptare që skandalizoi me këngën “Cicat”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/06/2018 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kozeta Mesiti nuk është një emër i panjohur nga fusha e politikës, pasi vjen nga një karrierë e gjatë me PDIU dhe tashmë thuhet se do ketë pozicionin e nënkryetares së bashkisë së Tiranës.

Kozeta Mesiti ka dy fëmijë, Adela dhe Indrit Mesitin, por pikërisht ky i fundit është këngëtari që “shkundi” botën e muzikës shqiptare më këngën e tij të titulluar “Cicat”.

Kjo këngë është publikuar në vitin 2013, vit kur Kozeta Mesiti ishte Drejtoreshë e Metrologjisë, e cila asokohe u përfshi në skandalin me karburantet që mashtronin qytetarët dhe çështja shkoi në Prokurori.

Kënga e Indrit Mesitit ka një tekst të fortë me konotacion erotik, e cila lirshëm mund të thuhet që skandalizoi jo pak dëgjuesit e saj me tekstin banal. Këtë mund ta kuptoni lehtë nëse e dëgjoni këngën në fjalë.