Jeta Osh Qef
Home

Ceremonia e hapjes së Botërorit, FIFA bën ndryshimin e madh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/06/2018 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Starton sot zyrtarisht Kupa e Botës, "Rusi 2018". Ndeshja hapëse do jetë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite në orën 17:00.

Para ndeshjes, do jetë edhe ceremonia madhështore që do hapë këtë kompeticion.

FIFA ka lajmëruar se ceremonia e këtij Botërori do të ketë një format të ndryshëm nga edicionet e shkuara.

Fokusi i fortë do të vendoset te muzikaliteti, ndërsa ajo do të nisë zyrtarisht në orën 16:30.

Uill Smith, Era Istrefi dhe Niki Xhem janë treshja e këngëtarëve që do të këndojnë himnin zyrtar të Botërorit rus.

Këngëtari britanik, Robi Uilliams, do të këndojë gjithashtu së bashku me sopranon me famë botërore, Aida Garifullina.

Përveç ceremonisë së hapjes, do të ketë edhe një koncert në Sheshin e Kuq të Moskës që do kenë mundësi ta shijojnë turistët dhe banorët lokalë.

Me pak fjalë, Rusia premton një ceremoni të thjeshtë, por spektakolare, e cila nuk duhet humbur në asnjë lloj mënyre.