Jeta Osh Qef
Home

E dashura e miliarderit Philip Plein ngacmon Robert Berishën?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/06/2018 10:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nora është pa diskutim një femër me fat që ka në krahët e saj një bashkëshort muskuloz dhe të suksesshëm si Robert Berisha, pas të cilit kanë lënë kokën shumë femra.

Edhe pse është bërë baba i një fëmije, Roberti vijon të tërheqë pas vetes bukuroshet e showbizit e këtë herë duket se ka joshur një femër të fuqishme.

Ai ia ka dalë të fitojë vëmendjen e modeles seksi Morgan Britt, e cila është e dashura e miliarderit Philip Plein.

Bukuroshja, në Instastory-n e saj ka publikuar një foto të një kopertine të një reviste shqiptare ndërsa ka vendosur sipër saj një emoji zemre duke e shoqëruar me togfjalëshin: “E lezetshme…”

Paraprakisht të gjithë  u gënjyem duke menduar se po "gjuante" Robertin, por e vërteta është ndryshe.

Ajo është bërë pjesë e revistës përmes një artikulli, ku tregohet miqësia me një bukuroshe shqiptare.

Artikulli është i vendosur në krahun e majtë të faqes, siç mund ta shikoni lehtësisht.