Jeta Osh Qef
Home

Gjendet i braktisur në kanalin e varrezave një djalë 2-muajsh
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/06/2018 11:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Braktisja e foshnjave të sapolindura është një problem në mbarë botën dhe ndërgjegjësimi për këtë fenomen është një rrugë e gjatë.

Videoja e mëposhtme është momenti tronditës kur një foshnjë e braktisur është gjetur në një kanal midis varrezave të Quezon në Filipine.

Fatmirësisht djali 2 muajsh u dëgjua nga kalimtarët dhe ata nxituan ta shpëtonin. Vendasit e morën foshnjën dhe e vunë në një mjet të vogël për ta çuar në spital, ku mjekët thanë se kishte mbetur në varreza për disa orë.

Sipas autoriteteve lokale foshnja do quhet Louis dhe deri më tani është arrestuar nëna e tij, Lara Sentillas, e cila u identifikua përmes gjyshes së tij.