Jeta Osh Qef
Home

Meta: Ja pse e prita Ramën dje në Presidencë dhe për çfarë biseduam
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/06/2018 11:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta ka folur sot në lidhje me takimin që ka pasur ditën e djeshme në Presidencë me kryeministrin Edi Rama.

Ai ka pranuar se bashkë kanë folur në lidhje me negociatat me Greqinë.

Meta u shpreh:

Ishte një takim normal ku janë diskutuar çështje të rëndësishme, lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave me BE, ku shpresojmë që një vendim pozitiv të merret gjatë këtij muaji dhe natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë. Është një proces që duhen marrë vendime, por Presidenti duhet të marrë informacione më të plota siç e meriton kjo çështje".