Jeta Osh Qef
Home

Veliaj përplaset me sindikalisten, ajo: S’e cakton ti kush do flasi e kush jo!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/06/2018 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erion Veliaj ka nisur ditën e sotme dëgjesën me aktorët në lidhje me prishjen dhe rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Ai ka bërë vetë moderimin e gjithë takimit dhe nuk ka lejuar që veç aktorëve të flasë asnjë person tjetër.

Veliaj i ka prerë fjalën përfaqësueses së sindikatës, avokates Mirela Jorgo dhe nuk e ka lënë atë të flasë aspak, duke e detyruar zonjën t’i tregojë se nuk është ai që e cakton axhendën e takimit.

Ajo i thotë:

Nuk cakton ti axhendën kush do flasi e kush nuk do të flasi. Do më lejosh të flas 2 minuta, mund të flasin dhe aktorët. Ka diçka në lidhje me ligjin. Jemi përfaqësues këtu, s’kemi ardhur kot. Mund të flasin aktorët, pas aktorëve do flasim ne".

Nga ana tjetër, duke insistuar të mos ia lejë fjalën, Veliaj i ka kërkuar të ruajë qetësinë e të mos bërtasë, ndërsa i kujtoi se ky është një takim me artistët dhe jo me aktorët e tjerë të shoqërisë civile.