Jeta Osh Qef
Home

Shantazh të dashurës minorene për 2 mijë euro, e “ha keq” 28 vjeçari nga Divjaka
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/06/2018 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 28-vjeçar është ndaluar nga policia e Divjakës pasi ishte dënuar me burg nga gjykata pasi ka kërcënuar ish të dashurën e tij të mitur duke i kërkuar para.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e kishte dënuar me 7 muaj e 3 ditë burg.

Ka qenë pikërisht nëna e të miturës e cila ka kallëzuar 28-vjeçari Kleanthi Todri, banues në Gradishtë të Divjakës, pasi pas ndarjes ai i kishte kërkuar nga e dashura e tij një shumë parash prej 2 mijë euro.

Policia bën me dije se 28-vjeçari me banim në Gradishtë të Divjakës akuzohet për "Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Foto ilustruese