Jeta Osh Qef
Home

Ndrenika-Veliajt: Të kanë gënjyer kryetar, teatri s’bën 30 milion euro
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/06/2018 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Robert Ndrenika nuk i ka kursyer komentet e tij dhe shprehjen e mendimit stërësisht kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ai i ka thënë hapur Erion Velisë se riparimi dhe rindërtimi i këtij teatri nuk kushton më shumë se 30 milionë euro.

Ndrenika u shpreh:

Tani edhe ky kompleksi ynë, mund të riparohet e të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 mln euro, kam bindjen se të kanë gënjyer me ato 30 mln euro, maksimumi mund të vejë 10-15 mln euro ai teatër që duan të bëjnë, megjithatë ky kompleksi teatror, hiqeni këtë fjalën dopo lavoro, dreqi ta marrë.
Edhe kjo qendra Toptani, jam interesuar edhe pse rri në kafe, e di sa ka kushtuar, maksimumi teatri s’më del më shumë se 15 milion euro".