Jeta Osh Qef
Home

Laert Vasili: Teatri s’është i tironcave, na lini të vuajmë nga tuberkulozi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/06/2018 13:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijon me replika të forta takimi mes artistëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e Teatrit. Gjatë debatit aktori Laert Vasili tregon për kushtet skandaloze ku performojnë aktorët në dimër dhe në verë.

Ai i bën një krahasim me skenat e Evropës, por në fund thumbon se shqiptarëve nuk u duhet teatri i ri, as ai i vjetri, por “vija politike”.

Vasili shprehet:

Në atë teatër në dimër ndërpriten shfaqje se aktorët shkojnë me 42 temperaturë në shtëpi nga të ftohtët, është një hu e gjithë ajo godinë, që nuk përfaqëson as emocionet që na ka falur Margarita Xhepa, as Ndrenika. Kujtesa emocionale e një populli ka të bëjë me gjuhën, ajo nuk kultivohet në një kapanon ku akustika nuk i lejon aktorët të dëgjohen te radha e fundit dhe detyrohen të ulërasin".

Ai shton më tej se teatri nuk është vetëm i tiransve, por i të gjithë shqiptarëve, duke qenë se është Teatër Kombëtar, jo teatri i Tiranës. Aktori flet edhe për racizmin e përdorur në këtë çështje.

Laert Vasili tha gjatë fjalës së tij:

Unë do them shumë të tjera se kam 20 vjet në skenat e Evropës, nëse nuk e do, flasim për balonë tauke, balon tabake, ne në jug themi ‘vishu ngjishu kallogre, por nuk bëhesh nuse e re’, nuk është teatri i tironcve, por i Shqypnisë lale, se racizmi që përdoret këtu është shumë më i frikshëm se ai që jam përballuar unë andej.
Teatri që u ndërtua në Athinë kushtoi 600 milionë euro, nëse doni një teatër me 30 milionë euro, mos e bëni, ne duam të rrimë aty, të vuajmë nga tuberkulozi.
Pra, na lini të sëmuremi me sëmundje të pashërueshme dhe të performojmë në Sharrë ose nga Kombinati, se ç’e duam ne teatrin e ri, ne na duhet vija politike, llaçi, por jo produkti artistik…"