Jeta Osh Qef
Home

Nuk ia çuan Berishën dhe mbyllën seancën, Izet Haxhia sulmon prokurorin
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/06/2018 13:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I dënuar me 25 vite burg nga gjykata shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit me 12 shtator 1998, Izet Haxhia kërkon hapjen e dosjes.

Sot është zhvilluar seanca e dytë, por sërish trupi gjykues nuk ka mori ndonjë vendim të formës së prerë nëse dosja “Hajdari” do hapet dhe gjyqi u shty për datën 21 qershor.

Edhe kësaj radhe ish-truproja i Berishës u shpreh që nuk është njoftuar në atë kohë për dënimin e tij dhe i është rrezikuar jeta, prandaj ka qëndruar në Turqi.

Por, Prokuroria ka publikuar shkresat e veta dhe u shpreh se Haxhia është njoftuar në kohë.

Në fjalën e tij, Haxhia iu kundërvu Prokurorit me fjalën:

Ti prokuror që i shërben Berishës, kam marrëveshje me Turqinë për ekstradimin. Kam dijeni për shumë krime që janë bërë në atë kohë, prandaj nuk më është bërë ekstradimi që kur e kam kërkuar dhe Berisha ka qenë në pushtet. Ndërkohë që Aldo Bare u ekstradua për 2 vite unë kam që në vitin 2005 që prisja.”