Jeta Osh Qef
Home

Franca mposht Australinë falë teknologjisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/06/2018 13:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë nuk e donin, por nëse nuk do ishte tekonologjia prezente në këtë Botëror, Franca do ishte vjedhur sot në ndeshjen ndaj Australisë.

"Gjelat" fituan me rezultatin 2-1, me meritë të plotë dhe teknologjia i ka ndihmuar jo pak.

Francezët kaluan të parët në avantazh me një penallti të akorduar nga VAR për herë të parë në historinë e një Botërori. Ajo u shndërrua në gol nga Antoine Griezmann.

Megjithatë, avantazhi zgjati fare pak, pasi Australia menjëherë ka barazuar rezultatin.

Umtiti preku topin me dorë brenda zonës duke sjellë një tjetër penallti. Mile Jedinak realizoi nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Ndërkaq, Franca nuk u dorëzua dhe riktheu edhe njëherë avantazhin me mesfushorin Paul Pogba.

Ylli i Man Utd realizoi një gol të çuditshëm. Topi kaloi vijën e portës dhe gjyqtari e akordoi golin me ndihmën e asistencës së teknologjisë në vijën e portës.

U mbyll 2-1 dhe Franca mori kështu 3 pikët e para në grup, duke falenderuar njëkohësisht edhe teknologjinë e pranishme në Botëror.

Kronika e ndeshjes: