Jeta Osh Qef
Home

Supë me krimba për foshnjat, zbulohet si i ushqente Enver Hoxha të internuarit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/06/2018 21:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kemi dëgjuar shumë për trajtimin mizor të internuarve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, por një letër e zbuluar së fundmi tregon si keqtrajtoheshin dhe ushqeheshin të dënuarit e kampit të Tepelenës, shumica fëmijë.

“Të internuarve përveç bukës tu jepet edhe një kg supë në ditë…”. Kjo fjali, në vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 476 i datës 5.10.1949 i vë vulën kushteve të jetesës në kampet e internimit të kësaj periudhe, ku një prej tyre ishte Tepelena, me shumicë dërrmuese fëmijë dhe foshnja.

Shkresa e firmosur nga Enver Hoxha nuk lë vend për ekuivoke. Ajo vërteton se deri në këtë periudhë, pra deri në tetor 1949 të internuarve në këto kampe me tela me gjemba ju jepej vetëm bukë thatë.

Prej tetorit 1949 në menunë e këtyre fatkeqëve, diktatori shton edhe një 1 kg supë në ditë, ku sipas dëshmive të mbijetuarve, në këtë supë kishte vetëm ujë dhe ndonjë kokërr fasule a bullguri me krimba. Asgjë tjetër. A mund të mbijetojë një foshnje me këtë regjim ushqimor?