Jeta Osh Qef
Home

“Ksamili, një prej destinacioneve më magjepsës të 2018-ës”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/06/2018 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

The Points Guy” është portali më i famshëm amerikan i udhëtimeve, i cili cakton destinacionet verore që duhet të vizitohen medoemos këtë verë.

Mes disa prej plazheve më të bukura të Europës, renditet edhe plazhi i Ksamilit.

Portali e krahason rivierën shqiptare me atë italiane dhe franceze. Ishujt e Ksamilit cilësohen si një koleksion simpatik vendesh të pabanuara.

“The Points Guy” shkruan:

Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa riviera italiane e franceze. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik ishujsh të pabanuar, në të cilat shkohet me varkë.”

Shfletoni galerinë për të parë destinacionet europiane të zgjedhura nga kjo faqe për këtë sezon veror.