Jeta Osh Qef
Home

“Populli s’ka bukë të hajë”, qytetarët i “përvishen” Ramës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01/07/2018 11:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka folur tepër i revoltuar ditën e sotme nga qyteti i Korçës ku veç çështjes së asaj që ai cilësoi "vetëvrasje e gardistit", nuk nguroi të përmendte edhe problemet kryesore të shqiptarëve.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që populli s’ka bukë të hajë, pasi Shqipëria është në një stad kur kërkohet rritja dhe përmirësimi i kushteve të jetesës, jo buka.

Ai u shpreh:

Në Shqipëri ka probleme të vogla me varfërinë dhe papunësinë. Problemi në Shqipëri nuk është buka, por rritja, përmirësimi i kushteve për shumë komunitete dhe familje. Këto janë të vërteta dhe ne nuk fshihemi. Kemi 720 vende të lira pune ne Panairin e Punës në Korçë".

Sa i takon çështjes së rrogave, ai pranoi se janë shumë të ulëta, por sipas tij, ato nuk mund të rriten vetëm se dëshiron qeveria.

Kryeministri deklaroi:

Rrogat e ulëta janë ende shumë të ulëta, por të tilla janë në të gjitha vendet e rajonit. Nuk mund t’i rrisim rrogat se kemi ne dëshirë t’i rrisim. Këtu ka derdimenë që thonë "bëjini rrogat 600-700 euro". Po Gjermania pse s’i bën 10 mijë euro?  Është një zinxhir i tërë që duhet vënë në lëvizje dhe ne po e bëjmë këtë. Është vetëm fillimi. Një familje që ka një kryefamiljar bixhozxhi, siç kishim ne kryeministrin që luante bixhoz elektoral, nuk mund të bëjë përpara. Merr borxhe, siç i mori dhe ne lamë gjithë ato borxhe".