Jeta Osh Qef
Home

Tërmeti i fuqishëm 5.2 ballë “shkund” Shqipërinë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 04/07/2018 11:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë paraditen e sotme. Lëkundjet e forta u ndjenë rreth orës 11:02 në kryeqytet dhe në zonat përreth.

Tërmeti i fuqishëm raportohet të jetë i shkallës 5.2 ballë dhe epiqendra dyshohet të jetë në Durrës.

Lëkundje të fuqishme raportohen të kenë ndodhur dhe në zonat përreth Tiranës, por jo vetëm.

Deri më tani, nuk raportohet për dëme, por lëkundjet po vazhdojnë.