Jeta Osh Qef
Home

Kujdes çfarë bëni me celularin vërdallë, kamera po ju “vëzhgon”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2018 17:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në qoftë ka diçka që “hacker-at” e kanë shumë kollaj për ta marrë nën kontroll ajo është ueb kamera e laptopit, apo kompjuterit tuaj personal. Por, mesa duket edhe disa aplikacione për platformën Android dhe iOS mund t’iu “përgjojnë”.

Shkencëtarët në Universitetin Northwestern, Boston kaluan rreth një vit në përpjekjen për të përcaktuar nëse aplikacionet për celularët e zgjuar  po marrin në fshehtësi bisedat tona private për të dërguar të dhëna personale tek reklamuesit.

Por, ajo që në fakt zbuluan është akoma më shqetësuese: Telefoni juaj po ju “shikon”!

Studiuesit e Bostonit testuan 17,260 aplikacione popullore për sistemin Android, shumë prej të cilave janë në pronësi të Facebook – dhe 8,000 prej tyre dërgojnë informacion direkt tek kompania Facebook.

Gjatë kërkimit u zbulua që më shumë se gjysma e aplikacioneve të shqyrtuara kishin leje për të hyrë në kamerat dhe mikrofonin e përdoruesve. Kjo do të thotë se kamera dhe mikrofoni i celularit tuaj mund të aktivizohen në çdo kohë, kur aplikacioni ishte i hapur.