Jeta Osh Qef
Home

Dita Botërore e Puthjes, këto janë disa benefite shëndetësore që ndoshta nuk i dinit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/07/2018 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që prej vitit 1990 në Britani u vendos që data 6 korrik të njihet si Dita Botërore e  Puthjes dhe që prej atëherë festohet kudo nëpër botë.

Një nga gjërat më të çuditshme në lidhje me këtë festë është hulumtimi që zbuloi se 5% e njerëzve mbi moshën 45 vjeç janë duke dhuruar puthje të paktën 31 herë në javë! E kush do të kishte menduar se zjarret e vjetra digjen kaq të nxehtë?

Por, ajo që ndoshta ju nuk dinit është që përveçse është një shenjë afeksioni, puthja ka shumë benefite shëndetësore. Prej shumë kohësh tashmë kërkuesit mbështesin tezën se të japësh shpesh puthje mund të japë efekte pozitive për shëndetin.

Ndër to mund të radhisim:

Rregullon sistemin hormonal

Puthjet normalizojnë disa funksione në sistemin endokrin dhe në prodhimin e disa hormoneve që ndryshe quhen edhe hormonet e lumturisë si serotonina, dopamina, endrofinës etj. Kontakti i afërt prodhon një sërë ndjenjash të pëlqyeshme dhe një ‘ujëvarë hormonale’ që nxjerr në pah nj qetësi dhe ndjenjë mirëqenieje.

Forcon sistemin tuaj imunitar

Sipas studiuesve është e vërtetë që gjatë një puthjeje transmetohen rreth 80 milion bakterie por këto nuk ju bëjnë dëm, përkundrazi ndihmojnë në forcimin e imunitetit.

Pushon dhimbjen e kokës

Qetësimi i dhimbjeve të kokës vjen nga çlirimi i dopaminës dhe endorfinës, prodhuar nga puthja. Këto substanca janë “luftojnë” dhimbjen në mënyrë natyrale duke ulur ndjeshmërinë ndaj dhimbjes, duke e bërë më të durueshme.

Lufton stresin

Puthja ul nivelin e kortisonit, hormonit të stresit, ndërkohë që kontakti i buzëve, stimulon prodhimin e osicotinës, hormoni i dashurisë, që favorizon ndjenjat e mira.

Ul kolesterolin

Kortizoni është hormoni tipik që duke rritur stresin, rrit edhe kolesterolin kështu që ulja e kësaj substance, bën që mëlçia të punojë më pak, ndaj nuk prodhohet më shumë kolesterol.

Ul rrezikun e kariesit 

Puthja ka efekte pozitive edhe për higjenën orale. Ajo aktivizon gjëndrat e pështymës. Kjo e fundit, falë proteinave dhe kripërave minerale që përmban, ndihmon në eleminimin e acideve përgjegjës për erozionin dentar.

Me pak fjalë, nëse doni një jetë sa më të shëndetshme, dhuroni sa më shumë puthje!