Jeta Osh Qef
Home

Dalin fotot, kështu pritet të jenë modelet e reja të iPhone për vitin 2018
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/07/2018 18:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar sëfundmi disa foto të reja që tregojnë se si mund të duken dy nga tre modelet e reja të iPhonet të cilat priten të hidhen në treg këtë vit.

Fotografitë i ka publikuar  sajti  NieuweMobiel.nl, dhe shfaqin pamjen e mundshme të iPhone X-it për vitin 2018 si dhe të modelit iPhone me ekran 6.1-inç LCD.

Kompania Apple planifikon që këtë vit të hedhë në treg tri modele të reja të iPhone: iPhone X 5.8-inç OLED (pasardhësi i iPhone X-it aktual), iPhone 6.1-inç me ekran LCD si dhe iPhone X Plus me ekran 6.5-inç OLED.

Të tri telefonat e zgjuar iPhone 2018 pritet të prezantohen në muajin shtator të këtij viti, ndërsa në treg do të jenë në dispozicion nga muaji tetor.