Jeta Osh Qef
Home

U prishin edhe kasollen ku po strehoheshin, policia lë në qiell të hapur çiftin në Tiranë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/07/2018 20:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonëse varfëria u është ulur këmbëkryq dhe mezi ia dalin të mbijetojnë, ky nuk duket të jetë problem i vetëm për shumë familje shqiptare.

Nuk kanë qenë të pakta herët kur policia me një vendim të kushedi se kujt autoriteti të papërgjegjshëm shemb shtëpitë e familjarëve të ndërtuara me djersë dhe gjak.

Ky nuk është rasti i këtij çifti në Tiranë, i cili sot mbeti në qiell të hapur për shkak se iu prishën edhe kasollen ku po strehoheshin.

Ata nuk kishin një shtëpi, e megjithatë nuk kërkonin asgjë më shumë se kasollja ku po qëndronin, mirëpo ata të babëziturit për pallate i panë si “pengesë” për të ndërtuar ndonjë kullë të radhës dhe sot i kanë nxjerrë jashtë.

Një qytetar ka dërguar videon ku shihet se si polici i kap gjërat dhe i hedh gjithë përçmim në tokë.

Ai shkruan për JOQ:

Pershendetje ju lutem postojeni kete video te ketij shtet leshi qelbesire , që  nxjerr jasht keta njerez te shkret per te vetmen arsye se do bejn pallat. I kam në lagje i shof perdit nuk kan te hane nuk kan asgje. I ndihmojm me lek a cna ndodhet. Jan mes kater rrugeve. Janë burre e grua rrinin ne nje kasolle këtu tek Ali Demi se skishin ship. Dhe kete kasolle ua prishen sot.Dhe tani i kan lene ne qiell te hapur. Jemi munduar ne te pallatit ti ndihmoj me lek ushqime por ky esht kulmi ti lene jashtë.”

U prishin edhe kasollen ku po strehoheshin, policia lë në qiell të hapur çiftin në Tiranë on Vidnews.