Jeta Osh Qef
Home

Vajza hapni sytë, këto sekrete të depilimit estetistet s’jua kanë thënë kurrë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/07/2018 10:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse depilimi është një ndër problemet tuaja, sikurse shumë femra, me siguri që i jeni drejtuar estetistes në mënyrë periodike për të shpëtuar nga qimet e tepërta.

Mirëpo, ndoshta ka disa gjëra që nuk i dini në lidhje me depilimin dhe që për arsye nga më të ndryshmet, estetistet tuaja as nuk jua kanë thënë, e as nuk kanë në plan t’jua thonë.

Cilat janë ato? Po i rendisim më poshtë:

Qimet duhet të jenë të pakta 25 milimetra të gjata në mënyrë që t’i kapë dylli.

Koha e depilimit ka rëndësi. Mos e lini takimin tuaj tre ditë para apo pas periodave, sepse lëkura është shumë e ndjeshme.

Eksfoljoni lëkurën dhe bëni një dush të ngrohtë që të hapen poret. Në këtë mënyrë qimet do të hiqen më lehtë.

Mos u depiloni një ose dy ditë pasi keni pirë alkool. Mund të tingëllojë çuditshëm, por alkooli zgjeron venat e gjakut duke ju bërë më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale. Prisni të paktën 24 orë nga marrëdhënia e fundit para se të lini një takim me estetisten.

Shmangni aktivitetin seksual apo kontaktin fizik për 12 ose 24 orët e ardhshme pasi lëkura mund t’ju irritohet.

E njëjta gjë vlen edhe në rast se shkoni në plazh apo në pishina. Duhet të prisni të paktën një ditë para se të ekspozoheni në këto vende.