Jeta Osh Qef
Home

Skandaloze në varrezat e Sharrës, vidhen masivisht portat e varreve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/07/2018 15:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja nge jeta e njerëzve është gjithmonë e dhimbshme dhe të gjithë mund ta kuptojmë se sa e rëndë është kur përcjellim nga kjo botë një njeri tonin të afërt, e më tepër, kur i themi lamtumirë nënës.

Shqiptarët e kanë zakon që kujdesen dhe vizitojnë të ndierët herë pas here në varreza. Qivurin mundohen t’ia rregullojnë sa më mirë të jetë e mundur, t’ua bëjnë sa më dinjitoz, por nëse kanë mundësi, edhe t’ua rrethojnë me kangjella e me portë, në mënyrë që qivuri të mos dëmtohet nga kafshët që enden nëpër varreza.

Por, tepër e dhimbshme është shkosh për të vizituar të ndjerin e të mos gjesh pjesë të qivurit apo të rrethimit.

Duket se një valë masive e grabitjeve të portave të varreve ka nisur në varrezat e Sharrës. Të paktën kjo është konstatuar nga një djalë, i cili fillimisht ka parë vetëm derën e të ëmës të vjedhur, por më pas ka dokumentuar edhe disa vjedhje të tjera të të njëjtit lloji.

Ai shkruan:

Është e disajta herë që më shkulën kangjellat e aluminit nga varri i nënës time, po sot vura re që nëna ime s’ishte e vetmja me derë të shkulur. Kishte dhe disa të tjerë me aq mundësi sa pata te kontrolloja. Ndoshta duhet të monitorojmë me kamera edhe varrezat. Ose duhet të shtohet numri rojeve. S’e di po nuk kam koment për këto lloj që s’po di si t’ia vë emrin…

Ai tregon më tej se ka bërë denocnim për vjedhjen e bërë tek e ëma, por thjesht e mbajtën shënim dhe nuk ka shpresë të gjendet gjë.

Djali shton:

S’di çfarë mund t’ju them tjetër, po është shumë e rëndë si për mua dhe për këta të tjerët të shkojmë në varreza e t’i gjejmë varret me derë të shkulur".