Jeta Osh Qef
Home

LG sjell së shpejti celularin e palosshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/07/2018 17:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mos u çudisni nëse në vitin 2019 shohim telefona të palosshëm. Në fakt, priten 5 të tillë dhe LG duket të jetë një prej tyre.

Një patentë e publikuar tregon se kompania LG jo vetëm që po punon në një telefon të palosshëm por madje ka zhvilluar disa detaje kyçe që mund ta bëjnë atë më të mirë telefoni që pritet të sillet nga kompania Apple, Samsung apo edhe Motorola.

Telefoni i palosshëm i LG pritet të paloset në gjysmë me një rrokullisje horizontale të ekranit që do të prodhohet në atë mënyrë që të jetë tejet fleksibël.

Patenta gjithashtu parashikon një kamerë të dyfishtë, mikrofon të dyfishtë, altoparlant të dyfishtë dhe dy antena.