Jeta Osh Qef
Home

Këto janë dëmet që i shkaktoni trupit tuaj sa herë që stresoheni
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/07/2018 17:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët kanë folur gjithmonë për dëmet që stresi, sidomos ai kronik, i sjell shëndetit tonë. Por, edhe pse mund të mundohemi ta shmangim ndonjë herë situata nuk është shumë nën kontrollin tonë.

Instituti i Mjekësisë Amerikanë, në një mini dokumentar tregon disa nga pasojat që stresi lë në organizimin e njeriut.

Sipas këtij materiali, reaksioni kimik i shkaktuar nga situata stresuese shkakton sulme që lirojnë hormone të stresit përreth gjithë trupit. Këto hormone janë të nevojshme për situata akute dhe aftësia e tyre për të ndërhyrë në sistemin e imunitetit mund të shkaktojë inflamacione.

Hormonet e stresit reduktojnë qelizat e bardha të gjakut, dhe e rrisin rrezikun e të qenurit të cenueshëm ndaj infeksioneve.

Kur jeni të stresuar trupi juaj prodhon hormone të stresit që njihen si cortisol. Ky hormon shërben që të përgatiti trupin tuaj të vrapojë në raste rreziku dhe për të realizuar këtë ul aktivitetin e qelizave të imunitetit dhe funksionin e tyre të njohura si limfocite. Këto të fundit punojnë për të reaguar ndaj rreziqeve që i kanosen organizimit nga jashtë, si bakteriet dhe infeksionet dhe të shkatërrojë ato.

Me pak fjalë nëse i rreshtojmë, efektet anësore të stresit kronik janë këto: dhimbje koke, probleme me zemrën, me lukthin dhe mëlçinë, me pagjumësinë, etj.