Jeta Osh Qef
Home

Rasti i pestë për sot, ky është vendi ku turistët në Gjirin e Lalëzit po rrezikojnë jetën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/07/2018 18:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Era e fortë që ka përfshirë sot dhe dje bregdetin shqiptar ka shkaktuar probleme me turistët që shkojnë në plazhe.

Vetëm ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit turistët kanë rrezikuar mbytjen në pesë raste.

Rasti i fundit ndodhi para pak minutash pranë vendit të quajtur Lura. Tre të mitur të huaj u shpëtuan me litar dhe komardare shumë pranë bregut.

Dëshmitarët thonë për JOQ.al se në këtë zonë ka gropë thithëse dhe ndonëse është në bregun e parë turistët rrezikojnë të mbyten.

Nuk ka asnjë sinjal që të njoftojë rrezikun në drejtimin e zonës ku thuhet se ka gropa.

Një dëshmitare shkruan:

Ky është rasti i pestë për sot tek Gjiri i Lalëzit, tre turistë desh u mbytën. Pushuesit të organizuar vetë. Nuk ka asnjë lloj supervizimi."

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme u shënuan disa raste të tilla.

Ndonëse pushuesit janë lajmëruar të mos hyjnë për t’u larë në det pasi dallgët e mëdha nuk të lejojnë të notosh dhe rrezikojnë të merren nga rryma, vazhdojnë të raportohen raste të rrezikshme si ai më lart.