Jeta Osh Qef
Home

Si i kurojnë shushunjat variçet dhe pse janë më të mira se metodat e tjera?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/07/2018 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shushunjat mendohen si krijesa rrëshqitëse dhe jotërheqëse, pse jo dhe të shëmtuara e deri diku të vështira. Por, në kulturën popullore, jo vetëm atë shqiptare por edhe perëndimore dhe botërore, ato njihen si shërbyeset më të mirëfillta sa i takon shumë qëllimeve mjekësore kur është fjala për njerëzit.

Që në kohët e lashta, shushunjat janë përdorur për të trajtuar shumë sëmundje që kanë të bëjnë me gjakderdhjen, një metodë ku gjaku i papastër tërhiqet jashtë me shpresën se do të shërojë trupin. Besoni në to apo jo, terapia me shushunja është alternativë mjaft e mirë në trajtimin e sëmundjeve, madje ajo i tejkalon trajtimet farmakologjike. Për shkak të efekteve të saj shëruese në trupin e njeriut, kjo metodë tradicionale në kurimin e sëmundjeve lulëzon ende edhe sot. Një nga domosdoshmëritë që lind nga përdorimi i tyre është trajtimi i variçeve.

Çfarë janë varicet?

Vena sipërfaqësore në këmbë ose në pjesë të tjera të trupit, me kthesa të zgjatura në një formë të parregullt. Pamundësia e valvulave të venave për të bërë kthimin në zemër të gjakut, ulin gravitetin e tij dhe e mbajnë gjakun e pistë në trup. Kështu ndodh dobësimi i mureve të venave dhe sëmundjet e damarëve bëhen shkaktarët e formimit të variçeve. Janë me dhjetëra lloje, ndërsa variçet krijohen jo vetëm te këmbët por edhe te organi gjenital femëror, ezofagu, në pjesën e anusit etj.

Përse krijohen variçet?

  • Faktori gjenetik familjar
  • Obeziteti
  • Kush mbart hormone femërore
  • Kush ka patur shumë lindje
  • Mosha
  • Stili i jetesës (qëndrimi ulur apo pa lëvizur për kohë të gjatë në këmbë)
  • Profesioni (gabimet e pozicioneve të profesioneve si mësues, biznesmen, pilot/stjuart, doktor/infermiere, sekretare, nëpunës, amvisë)
  • Pas infeksioneve të damarëve si phlebitis
  • Goditje e damarit për shkak të trombozës të venës së thellë
  • Trauma (operacionet në këmbë ose nga goditjet aksidentale)
  • Tumoret

Nëse nuk kurohen

  • Trashje nën lëkurë, hollim i vetë lëkurës
  • Plagë në lëkurë dhe gjakderdhje të variçeve
  • Infeksione në damar ose bllokim
  • Sëmundjet psikologjike, pasiguri në vetvete, pakënaqësi

Përcaktimi i variçeve?

Efektet e përgjithshme në trupin e njeriut

Pasi shushunjat bashkëngjiten në lëkurën e pacientit dhe të fillojnë të thithin gjak, sekretimi i tyre bën një vrimë dhe së bashku me të, enzimat dhe përbërësit përgjegjës japin efekte pozitive. Duke ndërvepruar së bashku, ato kurojnë sëmundjen e individit. Për shkak të agjentëve kundër mpiksjes së gjakut, ai bëhet më i hollë, duke e lejuar atë të rrjedhë lirisht nëpër vena.

Agjentët e antikoagulimit mund të ndikojnë gjithashtu në parandalimin e përhapjes së mpiksjes së gjakut në pjesë të tjera trupit.

Ato ndikojnë në zgjerimin e enëve duke lejuar gjakun të rrjedhë lirshëm. Pacientët që vuajnë nga dhimbjet apo ënjtjet, sikundër shkaktohen nga variçet, do të ndjejnë një lehtësim nga efektet e sekretimit drejtpërdrejtë të shushunjave në lëkurë.