Jeta Osh Qef
Home

Del nga shinat treni në Rrogozhinë, frikë e panik mes 100 udhëtarëve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/07/2018 7:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotshëm.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme të tjera të shkaktuara, por reth 100 persona që kanë qenë duke udhëtuar me trenin e kësaj linje kanë përjetuar disa momente frike e paniku.

Mes tyre, siç thotë një prej të pranishmëve në vendngjarje, ka pasur edhe disa turistë të huaj, në sytë e të cilëve dukej hapur frika për jetën.

Sipas burimeve, treni ishte ndarë më dysh dhe duhej vinç për ta rikthyer mbi shina.

Makinistit i ka dalë treni i vjetër e i amortizuar jashtë kontrollit, në stacionin e Rrogozhinës.