Jeta Osh Qef
Home

“E vrava kushëririn se shkonte me gruan time”, shqiptari ia hedh paq në gjykatën e Zvicrës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/07/2018 8:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar i cili kishte vrarë kushëririn e tij para dy vitesh në Zvicër është dënuar me 15 vite burg nga gjykata e këtij vendi.

Mirëpo kjo i ka lënë të pakënaqur familjarët e viktimës, i cili sipas tyre i kishte dhënë para borxh autorit dhe ai e qëlloi për vdekje me armë në 5:00 të mëngjesit.

Autori 61-vjeçar qëlloi me dy plumba kushëririn e tij Haki Spahiu në rrugën Webergasse në St.Gallen. Viktima 42 vjeç ishte nisur të shkonte në punë herët në mëngjes por kur doli nga dera, kushëriri i tij e priti me armë duke e qëlluar në kokë.

Mirëpo ajo që ka deklaruar autori në gjykatë i ka lënë të shokuar familjarët, të cilët nuk pajtohen me dënimin e dhënë për të dhe e quajnë një fyerje.

Autori ka pretenduar se 42-vjeçari kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij prandaj mori veprimin e rëndë. Mirëpo gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë pasi ajo ishte rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë në Kosovë, ku ndërroi jetë, shkruan albinfo.ch.

Kjo vdekje për familjarët e viktimës është misterioze ndërsa shtojnë akuzat se vrasja e Hakiut ndodhi vetëm për para.

Ata kanë deklaruar:

Bashkëshortja e tij me Hakiun ishte kushërinj dhe ajo ishte shumë më e vjetër se sa ai. Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy. Gjithçka  ka ndodhur për para. Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga, pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër dhe  nuk mund të hapte llogari bankare. E për këtë arsye kushëriri i tij i kishte keqpërdorur paratë e tij, ndërsa gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë."

Familjarët paralajmërojnë se do të ankohen në të gjitha nivelet gjyqësore brenda por edhe jashtë Zvicrës në rast se është e nevojshme.