Jeta Osh Qef
Home

Kush do e zëvendësojë Ronaldon te Real Madridi?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/07/2018 9:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtar i Juventusit dhe tashmë Real Madridi ka filluar të kërkojë me ngulm zëvendësuesin e e tij.

Sulmuesi portugez i dha fund aventurës nëntëvjeçare në "Santiago Bernabeu" duke arritur marrëveshjen me kampionët e Italisë.

“Marca” raporton së fundmi se ka nisur puna te klubi spanjoll për të sjellë në skuadër një lojtar që do bënte të harohej shpejt Ronaldo.

Klubi madrilen aktualisht po monitoron me kujdes tre emra. Braziliani Neymar mbetet objektivi kryesor deri tani.

Megjithatë kandidatë potencialë janë edhe sulmuesi i talentuar i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe mesfushori ofanziv i Chelseat, Eden Hazard.

Të shohim kë do zgjedhë Perez…