Jeta Osh Qef
Home

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, vdes 45-vjeçarja
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/07/2018 9:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Si pasojë ka humbur jetën një grua rreth 45 vjeçe.

Ka qenë një mjet tip Volkswagen i cili ka përplasur gruan me inicialet A.J.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Volksëagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes."

Foto ilustruese