Jeta Osh Qef
Home

Katër apartamente e tokë në Himarë, Vetting-u shkarkon gjyqtarin e Tiranës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/07/2018 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj, pasi nuk justifikon pasurinë.

Për 13 vite gjyqtari kishte bërë deklarim të rremë duke fshehur kështu pasurinë.

Lazaj rezulton pronari i dy apartamenteve në Tiranë, një në Vlorë, një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ‘Benz’. Sipas hetimeve të KPK-së, këto pasuri nuk janë të justifikueshme.

Po ashtu gjyqtari nuk ka deklaruar pagesën që kishte bërë për shkollën e vajzës në një kolegj privat duke bërë kontrata fiktive.

Kujtojmë se Lazaj është një nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA-së i ka refuzuar vizën.

Në raportin e KPK-së ndër të tjera thuhet:

Gjyqtari dhe bashkëshortja kanë bërë deklarata të pasakta dhe të rreme. Gjyqtari ka kryer pagesa për ‘albanian college’ për shkollimin e vajzës. Por si ka pasqyruar asnjëherë në deklaratë. 10 mijë e 280 euro shuma totale e paguar për shkollën. Gjyqtari ka bërë deklarata të paplota. Në 2017 gjyqtari ka deklaruar tokë 1 mijë m2 në Porto Palermo Himarë, në kontratë noteriale e ka vetëm ai si blerës. Ndërsa në deklaratën vetting shprehet se ka pjese takuese 1/4 e tokës. Përsa i përket makinës gjyqtari e bleu më lirë tek KQZ dhe e shiti pak kohë më pas me vlerë 5 mije euro. Pasi makina ishte e 1997. Çmimi i blerjes nga KQZ dhe shitjes tek një qytetar ka diferencë.”

Më herët, gjyqtari Artan Laze kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm, kërkesë e cila u rrëzua.

Ndërkohë Lazaj tha në një seancë të mëparshme: 

Ju më keni vendosur ne nje beteje, më ftoni te luftoj e më keni dhënë një shpatë. Por në fakt, ju keni edhe shpaten edhe mburojen. Unë kam vetëm një shtëpi 128 metra katrorë në Tiranë. Si e kam përfituar unë këtë pasuri? Është produkt i punës time 25-vjecare. Gjatë hetimit iu tregova edhe arredimin e shtëpisë, sepse doja të bëhej vettingu.Me pyesni per shitjen e shtepise se femijerise ne Vlore, une ju kam bashkangjitur kontraten e shitjes. Me pyesni per apartamentin e bashkeshortes ne Bulqize. Kujtoj këtu se apartamenti ishte prone e te atit te saj, e vendosur para marteses me mua. Gruaja ime sic do e drejta zakonore nuk erdhi tek martesa me mua bashke me apartamentin. Ajo ja la te atit. Perse ma llogarsni si pasuri kur une atehere as qe e njihja bashkeshorten?
Me llogarisni makinen Benz qe e mora sipas vendimit te keshillit te ministrave kur isha anetar i kqz. Me thoni qe vlera e makines kur e shita nuk eshte kaq sa e shita une, pra 5 mije euro. Zoterinj eshte treg i lire, ku u bazuat ju qe dilni me kete konkuzion?"