Jeta Osh Qef
Home

BBC tallet me atletet e bardha të Ramës: Dikush ka harruar këpucët…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/07/2018 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka dalluar sërish për veshjen e tij në takimin e krerëve të Ballkanit Perëndimor me liderë të Bashkimit Europian.

Rama në këtë samit shkoi i veshur ndryshe nga veshja klasike e një lideri duke zëvendësuar këpucët me atletet.

Atletet e Ramës janë bërë sërish shkas që mediat britanike të shkruajnë për kryeministrin që "ka harruar këpucët".

Edhe BBC në një video të shkurtër komenton veshjen e Ramës.

Ndër të tjera në faqen zyrtare në Twitter në videon e BBC shkruhet:

"Fotoja familjare” është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por këpucët e zakonshme në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment."

Ndërsa dipër ka shkruar: 

Duket sikur dikush ka harruar këpucët.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që kyreministri shqiptar "lë nam" me atletet e tij të bardha, pasi njëpalë të tilla i veshi edhe një vit më parë  në Samitin e Triestes për Ballkanin Perëndimor.