Jeta Osh Qef
Home

91-vjeçari korçar del “kockë e fortë”, u bën “gropën” 3 burrave që donin ta vidhin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2018 13:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre burra kanë rënë në prangat  e policisë së Korçës gjatë një operacioni të koduar "vizitorët". Ata kanë tentuar të vjedhin banesën e një të moshuari 91-vjeç.

Të arrestuarit janë Ilir Abazi, 42 vjeç, Fisnik Hajro, 64 vjeç dhe Tonin Nika, 65 vjeç.

Zyrtarisht mësohet se në Bulevard “Fan Noli” ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri 91-vjeçarit H.F.

Deri më tani dyshohet se burrat mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan: Një automjet tip “BMW”, tre aparate celularë, një shumë prej 35000 të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.

Foto ilustruese