Jeta Osh Qef
Home

Fluturoi në ajër pasi u përplas me motor, del videoja e aksidentit të George Clooney
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2018 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e djeshëm aktori i famshëm amerikan George Clooney u përfshi në një aksident, pasi u përplas me motor teksa udhëtonte në rrugët e Sardenjës, në Itali.

Ditën e sotme Corriere della Sera ka arritur të publikojë videon e aksidentit të aktorit. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë vihet re se teksa vjen me shpejtësi, motori i aktorit përplaset me një makinë, e cila frenon gozhdë për të shmangur aksidentin.

Gjithashtu, pas përplasjes, Clooney fluturon në ajër e më pas përplaset në tokë.

Për fat të mirë, në vendngjarje mbërrin me shpejtësi ambulanca, e cila transportoi aktorin e dëmtuar në pjesën e gjurit, në spital.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka shkuar në Itali për të xhiruar skenat e filmit të tij të ardhshëm.