Jeta Osh Qef
Home

Nuk donte të “bezdisej” në turn, infermierja vret 48 pacientë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 14:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një infermiere, që nuk duhej ta ushtronte fare profesionin që kishte për shkak të çrregullimeve emocionale, akuzohet për vrasjen e dhjetëra pacientëve.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, infermierja japoneze mund të ketë vrarë dhjetëra pacientë të moshuar pasi dëshironte të sigurohej se të sëmurët e saj në gjendje kritike të mos i vdisnin  në turn, por pasi ajo të ishte larguar.

Këtë veprim infermieria e bënte për shkak se nuk mund të përballonte psikologjikisht pjesën kur do i duhej t’i komunikonte të afërmve të viktimave lajmin tragjik.

Infermierja 31 vjeçare, Ayumi Kuboki dyshohet u ka “servirur” me dorën e saj vdekjen 48 pacientëve në Spitalin Oguchi në Yokohama në verën e vitit 2016.

Në pamundësi për t’u përballur me ngarkesën emocionale në momentin që do u shpjegonte të afërmve se pse pacienti vdiq gjatë turnit të saj, ajo sigurohej që ata të vdisnin pasi ajo vetë ishte larguar nga spitali.

Kështu, Ayumi Kuboki dyshohet se vrau viktimat e saj duke kryer një intravenoz me një dezinfektues që përmban klorur benzalkonium.

Infermieria Kuboki u ka thënë hetuesve:

E urrej të shoh përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së tyre. Unë nuk dua që ata të vdesin gjatë turnit tim. Është e vështirë t’ua shpjegosh  anëtarëve të familjes së tyre. "