Jeta Osh Qef
Home

“Zgjidhni Dhërmiun, jo Korfuzin”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2018 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prestigjiozja britanike "The Sun" ka këshilluar pushuesit që gjatë këtij viti të zgjedhin Dhërmiun në vend të Korfuzit, nëse duan të bëjnë pushime fantastike dhe me pak para.

Santorini, Venezia, Como, janë disa nga destinacionet më të preferuara të verës për pushuesit, si dhe shumë destinacione të tjera, por a mund të bëjmë pushime me të lira dhe të argëtohemi njësoj?

Kjo është pyetja që shtron "The Sun" dhe në vend të ishullit grek, Korfuzit, sugjeron Dhërmiun e bukur shqiptar.

Sipas kësaj gazete, bregdeti jonian shqiptar ndodhet përtej ishullit të Korfuzit, e madje, nga ky ishull mund të shikoni një pjesë të natyrës shqiptare, e cila është po aq idilike.

"The Sun" shkruan:

Një avantazh është fakti se Shqipëria është shumë më e lirë se sa fqinji shumë i dashur por i tejmbushur me turistë. Një kriko birre në Shqipëri kushton 58 penny, krahasuar me 1.8 paund në Korfuz, ndaj nuk do mend”.

Gazeta shkon më tej dhe tregon se çmimi i një dhomë në shtator me mëngjesin e përfshirë në Dhërmi kushton vetëm 35 paund nata.