Jeta Osh Qef
Home

Edi Rama kallëzohet në Prokurori
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 11/07/2018 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme opozita ka deklaruar se ka bërë një kallëzim në Prokurori për kryeministrin Edi Rama.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho, Rama ka manipuluar audion e përgjimeve të vëllait të  Fatmir Xhafajt.

Nga Krimet e Rënda, Spaho u shpreh:

Para disa kohës opozita ka publikuar një audio-përgjim të një pazari të një bisede për transaksione me drogës, që përfshinte dhe vëllain e Xhafajt. Pas 24 orësh më pas Rama deklaroi se audio-përgjimi është fals. Është montazh. Dhe ai dispononte provën e ekspertimit. Dhe ndërkohe Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje. Mospublikimi i kësaj prove, Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë provë për të zbardhur të vërtetën. Duke mos e bërë publike, jo vetëm që Rama manipuloi opinionin, por po pengon të vërtetën. Ne jemi duke bërë kallëzim penal për fshehjen e së vërteten”